Nesër do të luhen gjashtë ndeshjet e Ligës së Parë në Maqedoninë e Veriut

Gjashtë ndeshjet e radhës në futbollin e Ligës së Parë në Maqedoninë e Veriut do të luhen nesër duke filluar nga ora 14:00, transmeton Portalb.mk.

Ndeshja e vetme ku do të luajnë dy ekipet shqiptare është në Ohër, ku Voska Sport do të pret KF Gostivarin. Ndërkohë Shkupi do të jetë mysafir i Bregallnicës së Shtipit.

Mysafir do të jetë edhe Shkëndija, e cila do të udhëton për të luajtur kundër Akademija Brera, ndërsa Struga do të pret Makedonija Gj.P.

Vardari do të luan kundër Rabotniçkit, ndërsa Tikveshi kundër SIleksit.

Pas 21 ndeshjeve, Shkupi gjendet në vendin e parë më 43 pikë, Struga e dyta me 42 pikë, e treta Shkëndija me 42 pikë, Gostviari e katërta me 29 pikë, ndërsa Voska Sporti gjendet në vendin e nëntë me 24 pikë.