Nesër do të ketë kufizime në komunikacionin e Shkupit

Ministria për Punë të Brendshme ka njoftuar që nesër në orët e pasdites do të ketë kufizime në komunikacionin e Shkupit për shkak ndeshjet për kualifikimet në EURO 2024, transmeton Portalb.mk.

“Regjim i posaçëm i komunikacionit rreth stadiumit “Todor Proeski” në Shkup, ku duke filluar prej orës 20:45 do të luhet ndeshjet ndërkombëtar e futbollit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës”, sqarojnë nga Policia.

Policia kërkoi nga qytetarët të respektojnë nesër urdhrat e punonjësve të policisë.

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski, sot ka mbajtur konferencë me gazetarë para ndeshjes eliminatore për EURO 2024.

“Të gjithë kanë gjak dhe dëshirë për këtë ndeshje dhe ky do të jetë një nga kushtet tona për ndeshjen me Ukrainën, do të jetë një garë maksimale dhe përgatitje fizike. Ne do të duhet të jemi në 100%, sepse Ukraina është një përfaqësuese jashtëzakonisht cilësore, si ekip dhe me individ”, deklaroi Milevski.