Nëntë zjarrfikës me tre vetura kujdestarojnë para objektit të djegur në Çair

Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar se që nga mëngjesi i sotëm nëntë zjarrfikës me tre automjete zjarrfikësish kujdestarojnë para objektit të djegur në Çair të Shkupit, raporton Portalb.mk.

QMK theksoi se edhe pse zjarri është shuar, zjarrfikësit janë në terren për masa paraprake.

“Shkaku i zjarrit dhe shkalla e dëmit material do të përcaktohen më tej”, theksuan nga QMK.

Zjarri në objektin në Çair të Shkupit shpërtheu natën e 1 dhe 2 tetorit dhe ishte aktiv për më shumë se 30 orë, u shua dje në mëngjes rreth orës 09:30.

Për shkak të thithjes së tymit mbi 30 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.