Nëntë raste për dhunë në familje u raportuan gjatë 24 orëve të fundit në Policinë e Maqedonisë së Veriut

Në Maqedoninë e Veriut brenda 24 orëve të fundit janë raportuar nëntë raste të dhunës në familje, për çka janë arrestuar shtatë persona, transmeton Portalb.mk.

Në Vallandovë u arrestua 26 vjeçari nën dyshimet se ka sulmuar prindin 51 vjeçar, një 18 vjeçar u arrestua pasi është sjellën ndaj nënës në mënyrë agresive, ndërsa në Kavadar u arrestua 38 vjeçari pasi prindi i tij kishte reaguar për sjellje agresive.

Në Ohër janë arrestuar dy persona pas debatit verbal në shtëpinë e prindërve dhe kanë sulmuar fizikisht anëtarët e familjes, ndërsa 30 vjeçari nga Shtipi u arrestua nën dyshimet për sulm fizik ndaj bashkëshortes, ndërsa 54 vjeçari nga Shkupi u arrestua pasi kishte kërcënuar bashkëshorten.

Një grua 55 vjeçare nga Kumanova e raporti burrin e alkoolizuar se një kohë të gjatë e ka malltretuar.

Në Polici është raportuar edhe një rast si një 45 vjeçar e ka sulmuar motrën në Makedonski Brod, ndërsa në Manastir vëllai e ka sulmuar vëllain.

Ndryshe, për shkak të këtyre rasteve, MPB po përgatit ndryshime në ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje, kryesisht në seksionin mbi masat urgjente dhe të përkohshme. Sipas njoftimit të ministri Pançe Toshkovski në fund të prillit, kjo përfshin futjen e një autoriteti të ri policor me të cilin një zyrtar i policisë, bazuar në një vlerësim të rrezikut, do të jetë në gjendje të lëshojë menjëherë një masë urgjente për të mbrojtur viktimën, d.m.th. ta largojë abuzuesin nga shtëpia, ta ndalojë atë të afrohet dhe ta ndalojë atë të kontaktojë me viktimën. 

Tragjedia e 2 marsit 2026, në të cilën një grua nga Shkupi dhe vajza e saj gjashtëvjeçare vdiqën pasi ranë nga një ballkon në Shkup pas shumë vitesh dhunë në familje, rihapën temën e përgjegjësisë së institucioneve që supozohet të mbrojnë viktimat. Ministria e Brendshme kishte regjistruar disa raportime për marrëdhënie të prishura ndërpersonale dhe sulme fizike mes bashkëshortëve.