Në Tiranë u mbajt tubim në mbështetje të Palestinës, pjesëmarrëse edhe aktivistja Greta Thunberg

Qindra qytetarë shqiptarë dhe të huaj u mblodhën në sheshin “Shkënderberu” në Tiranë për e dënuar sulmet izraelite në Gaza, transmeton Portalb.mk

E pranishme në këtë tubim ishe edhe aktivistja suedeze Greta Thunberg. 

“Liri për Palestinën tani”, “Stop gjenocidit në Gaza”, “Dërgoni ushqim, jo bomba”, “Shpëtoni Gazën tani”, “Shqipëria qëndron me Palestinën”   

Qytetarët bënë thirrje si: Liri për Palestinën tani, stop gjenocidit në Gaza, Shqipëria qëndron me Palestinën, shpëtoni Gazën tani dhe të tjera. 

Greta Thunberg theksoi se Gaza ka hyrë në fazën e pestë të kequshqyerjes që është e pakthyeshme, ndërkohë që nga ana tjetër e kufirit mijëra kamionë me ndihma ushqimore presin për të hyrë.  

“Ky është një vazhdim i politikave segregacioniste të paligjshme të Izraelit, i cili ka shkatërruar furra buke për të vazhduar fushatën e urisë ndaj Gazës”, tha Thunberrg. 

Aktivistët kanë theksuar se “Izraeli po vret qëllimisht palestinezët dhe nuk duhet të heshtim ndaj masakrave”. 

Ndryshe, në Shqipëri janë organizuar disa herë tubime në mbështetje të Palestinës.