Në Strugë u sekuestruan produkte të duhanit në vlerë mbi 29 mijë euro (Video)
Një sasi e madhe e produkteve të duhanit pa pulla akcize, me vlerë mbi 1,8 milionë denarë (mbi 29 mijë euro), është sekuestruar gjatë një aksioni të ekipeve mobile doganore dhe zyrtarëve doganorë nga Njësia Doganore e Manastirit, gjatë një kontrolli në një objekt shitjeje me pakicë në Strugë, transmeton Portalb.mk.
Gjatë kontrollit janë gjetur 1.027 kuti cigare, 1.387 cigare elektronike (vejpë), 530 cigarela, 503 paketime duhani për nargjile, 77 puro dhe 19 paketime duhani për tymosje, të gjitha pa pulla akcize.
“Me këtë aksion është parandaluar një tentativë për tregti të paligjshme të mallrave me akcizë, për të cilat është shmangur pagesa e akcizës në vlerë prej 509 mijë denarësh. Kundër autorëve është iniciuar procedura përkatëse”, thanë nga Drejtoria e Doganave.
Nga aty shtuan se do vazhdojnë me kontrolle të të shtuara me qëllim parandalimin e tregtisë së paligjshme të produkteve me akcizë.