Në shitje janë biletat e ndeshjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjës
Ndeshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjës dhe Hercegovinës do të luhet më 29 maj në Sarajevë. Biletat e ndeshjes tashmë janë në shitje, transmeton Portalb.mk.
“Federata e Futbollit e Bosnjës dhe Hercegovinës ka siguruar bileta për tifozët nga Maqedonia me një çmim prej 1.000 denarësh për sektorët: JUG B4, JUG B3 dhe JUG – qëndrim në këmbë, të cilat janë në kuadër të stadiumit “Asim Ferhatoviq Hase” në Sarajevë”, raportoi Federata.
Blerja e biletave do të bëhet ne forme online përmes faqes së Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) eticket.ffm.mk.
Maqedonia e Veriut më 1 qershor do të luajë në Stamboll kundër ekipit të Turqisë.
Përzgjedhësi i Maqedonisë së Veriut më herët ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar.