Në shëndetësinë publike të Maqedonisë së Veriut, janë kryer 500 transplante veshkash

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka vizituar sot Klinikën Universitare për Urologji, me rastin e transplantit të 500-të të veshkave në shëndetësinë publike, transmeton Portalb.mk.

“Sot po vizitojmë Klinikën e Urologjisë për të shënuar transplantin e 500-të veshkës në shëndetësinë publike. Në muajin dhjetor u krye me sukses transplanti jubilar i veshkës tek një paciente 25-vjeçare e cila ishte në gjendje të rëndë. Veçanërisht më vjen mirë që pas operacionit dhe ecurisë postoperative, sot ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe dalëngadalë po i kthehet aktiviteteve të përditshme”, tha Mexhiti.

Ai uroi drejtorët e klinikës, koordinatorit kombëtar të transplantit dhe gjithë ekipit profesional për rezultatet e shkëlqyera të arritura gjatë gjithë këtyre viteve të fundit.

“Dhurimi i organeve përfaqëson një nga arritjet më të mëdha në mjekësi. Dhurimi i organeve shpëton jetë dhe jam krenar që ndërgjegjësimi dhe rëndësia po rritet. Ne vazhdojmë të udhëheqim kujdesin e vërtetë për pacientët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor”, deklaroi Mexhiti.

Procesi i transplantimit nga një donator i vdekur në Maqedoni ka filluar në vitin 2015 pas ndryshimeve ligjore që përcaktojnë këtë çështje. Progresi më i madh është bërë në vitin 2020 me fillimin e transplantimit të shumë organeve, ose transplantimit të shumë organeve nga një donator i vetëm. Atë vit është bërë transplanti i parë i zemrës, vitin tjetër janë bërë transplantet e para të indit kockor dhe në vitin 2022 për herë të parë është bërë transplanti i mëlçisë. Për një periudhë 3 vjeçare pëlqimin për dhurim kanë dhënë 19 familje dhe janë transplantuar 67 organe.