Në ndeshjen ndërmjet Shkëndijës dhe Bashkimit u shënuan pesë gola

Në Ligën e Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut, sot në Tetovë u luajt ndeshja ndërmjet Shkëndijës dhe Bashkimit. Në këtë ndeshje u shënuan pesë gola, transmeton Portalb.mk.

Shkëndija përkundër asaj se shënoi e para përmes Tambas në minutën e 5-të, mysafirët gjatë pjesës së parë arritën të përmbysin rezultatin në 1-3. Në fund të ndeshjes dallimi u zvogëlua nga Ibraimi për rezultat 2:3.

Me këtë ndeshje, katër ndeshje para përfundimit të kampionatit, Shkëndija ngeci në garën për kampion. Me këtë disfatë, ata do të jenë katër pikë larg Vardarit.

Në vendin e tretë gjenden Struga e cila sot ka mundur Sileksin me rezultat 2:0. Ata do të jenë pesë pikë më pak se Shkëndija dhe nëntë pikë më pak se Vardari.

Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 u shpall Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari fitues i Kupës.

Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Parë për herë të parë.