Konjufca e Mulhaxha-Kollçaku tërhoqën kandidaturat për president
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca, në fjalën e tij në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se tërhiqet nga kandidatura për president, raporton Koha.net.
“Tërhiqem nga kandidatura për kryetar të Republikës së Kosovës”, deklaroi Konjufca.
Pas tij fjalën e mori deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku e cila po ashtu deklaroi se e tërheq kandidaturën e saj për presidente.
“Edhe unë tërhiqem”, deklaroi Mulhaxha-Kollçaku.