Në mars pritet të publikohen të dhënat për përfaqësimin etnik dhe gjinor në administratën e RMV-së

Në fillim të muajit mars, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Instituti për Politika Publike “Arbën Xhaferi” pritet që ta lëshojë në përdorim “Trakerin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat” i cili do të tregojë përfaqësimin etnik dhe gjinor në administratën e Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk.

Projekti parasheh që t’i sistematizojë në një faqe të vetme në internet, gjendjen e përfaqësimit etnik dhe gjinor në të gjitha institucionet qendrore. Në të njëjtin pritet të ketë edhe vlerësime të institucioneve prej 1 deri në 10, varësisht përfaqësimit që kanë realizuar.

Nga Instituti për Politika Publike për Portalb.mk shkurt thonë se projekti është gati, vetëm se presim miratim nga Bashkimi Evropian.

“Gati e kemi. Presim miratim nga BE si financuese e projektit. Lansimin besoj e bëjmë me 1 mars”, thotë Arben Fetai, drejtor ekzekutiv i IPP “Arbën Xhaferi”.

Projektit “Trakeri i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat” financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit Asistencë teknike për përmirësimin e mjedisit të favorshëm për organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Ndryshe, në fund të muajit mars, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, pritet që ta publikojë Regjistrit të Punësuarve në Sektorin Publik, në të cilin çdo vit bëhen publike të dhënat për numrin e punëtorëve nëpër institucione, përkatësinë e tyre etnike, përfaqësinë gjinore dhe karakteristika tjera.