Në Maqedoninë e Veriut janë rritur çmimet me pakicë dhe kosto e jetesës
Kosto e jetesës në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit qershor ka shënuar rritje, krahasuar me qershorin e kaluar. Në këtë periudhë rritje u regjistrua edhe te çmimet me pakicë, transmeton Portalb.mk.
“Indeksi i kostos për jetesë në qershor të vitit 2025, krahasuar me muajin qershor të vitit 2024, shënon rritje prej 4.5%, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënon rritje prej 3.7%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në krahasim me muajin maj, kosto për jetesë ka shënuar rritje për 0.8 përqind, ashtu që nuk ka ndryshime vetëm te arsimi, pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët. Çmimet me pakicë brenda një muajit u rritën për 1.1 përqind.
Krahasuar me majin, rritje të çmimeve kemi më shumë te transporti, ndërsa ulje nuk kemi në asnjë sektor.