Ndërmarrja për ngrohje në Shkup do të ndërpresë punën, pasi Arsovska nuk është e interesuar për të

Shoqata aksionare për energjetikë e Qytetit të Shkupit “Sisteme Energjetike të Qytetit” (SEQ), e cila ishte formuar nga ish kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe duhej të ndërmerrte distribuimin e ngrohjes qendrore, do të shuhet. Për shkak të mosinteresimit të kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska për të dhe mos-sigurimit të parave për funksionimin e saj, udhëhësia dhe aksionarët kërkuan të miratohet vendim për ndërprerje të punës, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Drejtori i shoqatës aksionare, Goce Trpçevski në mbledhjen e aksionarëve para këshilltarëve të Këshillit të Qytetit të Shkupit tha se, për shkak të mosinteresimit të kryetares Arsovska, SEQ nuk mund të funksionojë dhe për këtë paguan dënime. Nuk ka të punësuar, të gjithë kanë dhënë dorëheqje sepse me muaj nuk kanë marrë paga. Gjithë vitin nuk janë miratuar raportet vjetore dhe llogaria vjetore për vitin 2021, ndërsa tash më ka përfunduar edhe viti 2022.

SHA SEQ u formua gjatë kohës së Shilegovit, që të ndërmarrë termik në Shkup, të kyçet në gasifikimin e qytetit dhe të krijojë politika energjetike, si një ndër masat për zgjidhjen e problemit me ndotjen e ajrit në Shkup.

Pasi vitin e kaluar, Komisioni Rregullator i Energjetikës i mori licencën e punës kompanisë “Balkan Energy Group” (BEG) dhe u shpall thirrje për ndërmarrjen e rrjetit termik, Arsovska edhe pse ka ndërmarrje për këtë veprimtare, tha se nuk do të marrë pjesë në thirrjen. Me këtë, ngrohjen në Shkup, në vend të Qytetit të Shkupit e ndërmori kompania shtetërore EMV.

“Na ka ardhur dënim prej 2.000 euro për shoqatën dhe 500 euro për mua si person udhëheqës nga Komisioni i Letrave me Vlerë, pasi SEQ nuk është funksionale, nuk i përmbush detyrimet. Kemi borxh prej 120 mijë denarë ndaj institucioneve, ndërsa para nuk kemi. Në llogari kemi 14 mijë euro, por ato ajnë fituar për projekt për efikasitet energjetik të amvisërive”, tha Trpçevski.

Duke pasur parasysh situatën në të cilën ndodhet tani SEQ dhe faktin se Arsovska nuk ka koncept për funksionimin e saj, këshilltarët nuk propozuan anëtarë të ri as para për punën e saj dhe u endosë që në seancën e ardhshme, përkatësisht në mbledhjen e aksionarëve të miratohet vendim për ndërprerje të punës.