Nata e dytë e Fest 63 solli para publikut emocione dhe surpriza, Aleksandër Gjoka dhe balerina Klaudia Pepa të ftuar special
Nata e dytë e Fest 63, solli emocione të tjera, zëra të tjerë në garë, të cilët synojnë që të marrin trofeun e fituesit të Festivalit mbarë kombëtar të muzikës së lehtë shqiptare. Këngëtarët, të cilët u shoqëruan në interpretimet e tyre skenike nga Orkestra Simfonike e RTSH-së sollën jo vetëm kolore të ndryshme vokale, por dhuruan edhe performanca në skenë, të cilat i pasuruan edhe më shumë vlerat e krijimeve muzikore, transmeton Portalb.mk.
Në natën e dytë në garë ishin 15 këngëtarë, duke filluar që nga debutuesit që u ngjiten për herë të parë në skenë, ashtu edhe nga zëra të tjerë, të cilët kanë një traditë jo të vogël pjesëmarrje, madje duke qenë edhe fitues të Festivalit.
Por nata e dytë e Fest 63 nuk kishte vetëm konkurrentë në garë, por edhe këngëtar dhe balerinë, të cilët e pasuruan akoma më shumë këtë mbrëmje unike të muzikës shqiptare të të gjitha trojeve.
Nata e dytë solli në skenën e Fest 63 këngëtarin e mirënjohur, Aleksandër Gjoka dhe balerinën Klaudia Pepa, si të ftuar special.
15 artistët performuan në natën e dytë të Fest 63: Algert Sal, Devis Xherahu, Elvana Gjata, Endrik Beba, Epos, Frensi Revania, Gjergj Kaçinari, Gresa Gjocera, Klea Dina, Laorjan Ejlli & Adelina Correj, Mal, Rea Nuhu, Santino de Bartolo, Stine dhe Vesa Smolica.
Fest 63 është kthyer këtë vit në tribunën e mesazheve të domosdoshme për fenomenet që prekin shoqërinë tonë. Brixhida Muça ishte një tjetër grua që u ngjit në këtë skenë magjike, ku përmes historisë së saj dha jo pak mesazhe force.
Përballja me dhimbjen më të madhe për një nënë, ta shohë fëmijën e saj sëmurë, nuk e mposhti Brixhidën. Ajo tregoi se si mësoi ta kthente dhimbjen dhe trishtimin në forcë dhe kurajë për të ndihmuar djalin e saj.
“Gjithmonë kam dashur të vishem bukur, edhe në kohën e komunizmit. Dëshira për të bukurën ishte një rebelim, një copëz lirie që nuk ma merrte askush. Por jeta ndryshon, erdhi demokracia dhe bashkë me të një botë që nuk e njihja, besimi, feja. E gjeta besimin dhe ndjeva sikur dikush më kishte hapur një derë drejt vetes, drejt të vërtetës. Jo të gjithë e kuptonin dëshirën time për tu mbuluar”, tha Muça.
Vota e jurisë do të përcaktojë 15 finalistët, të cilët do të performojnë në natën e 4-tërt finale të Fest 63, ndërsa në natën finale, gjykimit të jurisë do t’i bashkohet edhe vota e publikut. Në këtë edicion do të ketë vetëm një këngë fituese, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë edhe në Eurovizion.
Festivali i 63 i Këngës është një ngjarje muzikore plot sfida, por edhe me shumë mundësi për të gjithë artistë ambiciozë që duan të promovohen jo vetëm në Shqipëri, por dhe në skenën evropian