Napoli kërkoi “kthesën”, De Laurentiis gati 6 afrime të reja në merkaton e janarit

Ndryshe nga sezoni i kaluar, ku arritën të fitonin për herë të 3-të, në histori, kampionatin italian të futbollit, Serie A, “Blutë” e Napoli po kalojnë një sezon jo fort të mirë, sidomos pas eliminimit turpërues, 4 me 0, nga Frosinone, në Kupën e Italisë, si dhe renditen në vendin e 8-të të në kampionat, pas skuadrave si Fiorentina, Atalanta, Lazio e Bologna, raporton ABC.

Për këtë aryse, Presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis ka vendosur të hyjë fuqishëm në merkaton e janarit, teksa pasi shërbimet e anësorit të mbrojtjes, Pasquale Mazzocchi, për vetëm 3 milionë euro, nga skuadra e Salernitana është shumë pranë afrimit të “fantazistëve” të Hellas Verona e Bournemouth, Cyrlin Ngonge e Hamed Traore por duket se merkatoja nuk do të mbyllet me kaq.

De Laurentiis ka premtuar plot 6 afrime të reja, në këtë merkato, për t’i siguruar teknikut, Walter Mazzarri të gjitha kushtet e nevojshme, për të patur mundësine e mbylljes sa më mirë të këtij sezoni, i cili me përjashtim, të kalimit të fazës së grupeve, të UEFA Champions League, gjithçka po shkon si mos më keq.

“Gjashtë blerje për të hapur një cikël të ri. Ne do të kthehemi në krye, por pas fitimit të kampionatit nevojitet një “restart”. Duhet të kthehemi në rrugën e duhur.”,- është shprehur para mediatve, Presidenti i 3 herë kampionëve të Italisë, duke rikonfirmuar edhe një herë se puna në këtë merkato janari nuk ka përfunduar.

Pas afrimit të një anësori dhe dy “fantazistëve” të sulmit, tashmë Napoli është hedhur në sulm për një qendërmbrojtës, ku objektivi kryesor ishte padyshim “shtatlarti” rumun i skuadrës së Genoa, Radu Dragusin, mirëpo me kalimin e këtij të fundit te Tottenham, kërkimet kanë nisur nga e para, ku objektivat janë polaku i “Topçinjve” të Arsenal, Jakub Kiwior, senegalezi i Chelsea, Malanga Sarr, si dhe ish-“shtatlarti” turk i Juventus, aktualisht pjesë e arabëve të Al-Ahli, Merih Demiral.

Megjithatë pas afrimit të një qendërmbrojtësit, pritet që reparti i radhës ku do të ketë ndërhyrje është mesfusha, me bordin e “Bluve” të Italisë, që kërkojnë shërbimet e “fantazisit” çek, të “Violëve” të Fiorentina, Antonin Barak, me skuadrën e Napoli, që prej disa ditësh tashmë kanë nisur kontaktet me “gjigantët” e Firences.