Muhamed Ali nga radhët e VLEN-it do të jetë drejtor i QMK-së, Angellovi sot ia dorëzoi funksionin

Sot në orën 10:00, në ambientet e QMK-së, drejtori i derisotëm ia dorëzoi këtë pozicion Muhamed Ali, i cili, në këtë pozicion vjen nga radhët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, transmeton Portalb.mk.

“Unë besoj se do të jetë e vështirë për të që të mbajë ritmin tim të punës, por gjithashtu besoj se ai është i gatshëm të bëjë çmos për t’u thelluar shpejt në specifikat e menaxhimit të krizave.”, tha Angellov

Për zëvendës drejtor është zgjedhur Trajce Jovanovski, i cili punon në QMK që nga viti 2008 dhe aktualisht është Ndihmës Udhëheqës i Sektorit për Analitikë, Vlerësime dhe Planifikim Strategjik.

“Urime të dyve për zgjedhjen e tyre, u uroj shëndet të mirë dhe punë të suksesshme”, tha Angellov.

Nga ana tjetër, Angellov, do të jetë drejtori i ri në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Qeveria e emëroi Angellovin në këtë funksion në vend të Xhevat Selamit nga koalicioni “VLEN”, i cili është në paraburgim shtëpiak në lidhje me hetimet rreth zjarrit në diskotekën “Puls” në Koçan, ku humbën jetën 62 persona.