Muajin e ardhshëm në Maqedoninë e Veriut fillon vaksinimin kundër gripit sezonal

Ministria për Shëndetësi në Maqedoninë e Veriut ka paralajmëruar që vaksinimi kundër gripit sezonal pritet të fillon nga muaji i ardhshëm, transmeton Portalb.mk.

“Ministria e Shëndetësisë këtë vit prokuroi 50% më shumë vaksina kundër gripit sezonal dhe vaksinimi fillon në mes të tetorit”, njoftoi Ministria.

Autoritetet shëndetësore në krye me ministrin Fatmir Mexhiti, në Nju Jork zhvilluan takim edhe me drejtorin e Partneritetit për Iniviativa Ndërkombëtare të Vaksinave (PIVI), Joseph Brezi.

“Ministri Mexhiti falënderoi për bashkëpunimin e deritanishëm, duke theksuar rëndësinë e ndihmës dhe mbështetjes së dhënë për këtë vit, me 15 mijë doza të vaksinave Influenca”, njoftoi Ministria, duke theksuar që ky bashkëpunim ka filluar nga viti 2018-19 me nisjen e fushatës për vaksinimin falas të personave mbi 65 vjeç kundër gripit.