Monografia “Bellanoci” e Feriz Dervishit u përurua pranë dashamirëve të librit

Autori Feriz Dervishi para artdashësve të Fshatit Bellanoc mbrëmë solli librin dedikuar fshatit të tij Bellanoci. Kjo monografi për fshatin vjen pas katër viteve punë. Dervishi në këtë mënyrë ka realizuar një ëndërr të tij të kamotshme, njofton Portalb.mk

Një ngjarje me dy momente të rëndësishme kulturore-historike: përurimi i monografisë “Bellanoci’ të autorit Feriz Dervishi dhe përkujtimi i 77-vjetorit të likuidimit të Hamzë Bellanocit me bashkëluftëtarë.

Këtë eveniment e nderuan edhe shumë musafir nga gjitha trojet shqiptare, po edhe nga diaspora e Turqisë. Në këtë rast, ishin bashkë familjarët (nipat, stërnipat) e bashkluftarëve të Hamzë Bellanocës dhe shumë mysafir të tjerë.

Me fjalimet e tyre, me rastin e përurimit të kësaj monografie folën: Dr. Minir Ademi, Dr. Sevdail Demiri, autorit Feriz Dervishi, doktor Ali Dalipi, Dr. Musai, prof Etem Xheladini, prof. Elmi Rexhepi etj.

Autori Feriz Dervishi për Portalb.mk tha se kjo është një monografi e kompletuar prej 500 faqeve me fotografi, shkrime, histori, lagjet, jeta e dikurshme, figurat historike e të tjerë”.

“Ky libër është shumë dimenzional, si në aspektin e zhvillimit të fshatit, ecurinë, veprimtarin e banorëve, prejardhjen edhe në aspektin tekstual por edhe në bazë të grafikonit për prejardhjen e fshatarëve, ecurinë dhe zhvillimin e familjeve. Në aspektin statistikor është arkiv për fshatin Bellanoc dhe gjithë banorët e fshatit”, tha autori i librit Feriz Dervishi.

Mjeku Ilir Hasani shrkoi në profilin e tij në Facebook se historiografia e kombit tonë është treguar e padrejtë në shumë raste.

“Jashtë saj kanë ngelur shumë figura të mëdha të cilat kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për kombin tonë. Monografitë e vendbanimeve, mbushin këtë zbrazëtirë, duke rikthyer në kujtim aktorë nga e kaluara, të cilët nuk kanë kursyer as jetën e tyre në të mirë të kombit. Andaj mendoj se Monografia Bellanoci i Feriz Dervishit, kontribut kryesor ka mbushjen e atij boshllëkut të padrejtë për ti rikthyer në kujtesë heronjtë si Hamzë Bellanoci dhe shokët e tij” ka shkruar mjeku Ilir Hasani.

Me një angazhim disavjeçar për përgatitjen dhe botimin e kësaj monografie “Bellanoci” autori Feriz Dervishit, përmbushi atë zbrazëtirë të padrejtë për ti rikthyer në kujtesë jetën dikur në vendbanimet e Karadakut, si dhe heronjtë e gjitha periudhave kohore deri më sot.

Monografia "Bellanoci" nga Fariz Dervishi
Monografia “Bellanoci” nga Fariz Dervishi