Mojsoski: Me ligjin e ri sigurohen 10 milionë euro subvencione shtetërore për sportistët dhe klubet sportive

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska – Madiq, bashkë me drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsoski, sot mbajtën konferencë për shtyp në lidhje me miratimin e Ligjit për Sport i cili u propozua nga Ministria e Drejtësisë, transmeton Portalb.mk.

Avramovska Madiq theksoi se me Ligjin për Sport sigurohen mjete financiare për federatat nacionale sportive, klubet sportive, sportistët aktiv nga sportet olimplike dhe jo-olimpike dhe subjektet tjera juridike të cilat kanë vendime për kryerjen e veprimtarisë sportive.

“Ligji është propozuar nga Ministria e Drejtësisë dhe është miratuar me procedurë të shkurtuar në Kuvend. Me miratimin e tij si Qeveri treguam dhe dëshmuam se kujdesemi për sportin.”, tha Avramovska Madiq.

Drejtori i Agjencisë për të Rinj dhe Sport, Naumçe Mojsoski, theksoi se me këtë ligj tërësisht mënjanohet çfarëdolloj keqpërdorimi dhe dyshimi në procedurë, ndërkaq mjetet financiare vendosen në dispozicion të subjekteve të cilët punojnë shoqërisht dhe e duan sportin.

“10 milionë euro do të hyjnë ndihmë financiare direkte nga shteti për sportistët dhe klubet sportive. I kemi pasur parasysh të gjithë vërejtjet, tentimet për keqpërdorim dhe krijuam sistem të ri për shfrytëzimin e mjeteve nga shteti”, tha Mojsoski.

Në mënyrë analoge në ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tatimin mbi fitimin në pjesën për uljen/stimulimin tatimor, në Ligjin për sport parashikohet nxitje tatimore për subjektet sportive duke futur sistemin e vauçerëve sipas të cilit, saktë do të përcaktohen kompetencat e subjekteve sportive dhe organi i administratës shtetërore kompetent për çështjet në fushën e sportit, si dhe vetë procedurën e dhënies së vauçerëve.