Mjeshtri dhe ana tjetër

Në një tregim të bukur zen, një djalosh shkon tek një mjeshtër i urtë dhe i thotë që dëshiron shumë që të studiojë mësimet zen dhe e pyet sa gjatë do t’i shkojë që t’i mësojë të gjitha. Mjeshtri mendohet për një moment dhe i thotë se do ti duhen dhjetë vjet. Djaloshit kjo i duket kohë e gjatë dhe i thotë mjeshtrit që ai do të mësojë shumë dhe nëse duhet do t’i kushtojë çdo ditë nga dhjetë orë mësimit, dhe e pyet përsëri sa kohë do t’i duhet nëse ai mëson shumë. Mjeshtri mendohet sërish dhe i thotë se në këtë rast do t’i duhet të mësojë njëzet vjet.

Kini kujdes nga gjërat që i dëshironi shumë në jetë. Ndonjëherë sa më shumë që insistojmë për një gjë aq më të pakta janë gjasat për të ndodhur pikërisht për shkak të insistimit tonë.

Në një tregim tjetër të bukur, një nxënës gjatë udhëtimit arrin deri te bregu i një lumi të gjerë. Ai mendohet për një kohë të gjatë se si ta kalojë lumin por pa sukses. Kur tani më ishte gati që të dorrëzohet dhe të kthehet prap, ai sheh në anën tjetër të lumit një mësues shumë të njohur dhe i gëzuar i thërret: “O mësues i madh, më trego se si të kaloj në anën tjetër të lumit.” Mësuesi e sheh për një kohë nxënësin e tij dhe lumin dhe në fund i thërret: “Biri im, po ti tani më je në anën tjetër të lumit”.

Gjithçka është e lidhur me perspektivën. Se në cilën anë e shohim veten varet shumë nga pika nga e cila fillon shikimi jonë. Aty ku jemi ne, ka të tjerë që duan të vinë. Atje ku duam ne të shkojmë, ka të tjerë që tani më kanë shkuar.. Gjithçka është e lidhur me perspektivën dhe gjithmonë ka një anë tjetër.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.