Ministri turk i transportit u gjobit për tejkalim të shpejtësisë, ai postoi video ku ngiste 225 km/orë

Ministri turk i Transportit Abdulkadir Uraloglu u gjobit pasi postoi një video të tij duke tejkaluar shpejtësinë në një autostradë, të shoqëruar me hashtagun “Turqia përshpejton”, transmeton Portalb.mk.

Uraloglu filmoi veten në një autostradë pranë Ankarasë dhe e postoi videon në X. Ndërsa drejtonte makinën, ai dëgjon këngë popullore dhe fragmente nga fjalimet e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Shpejtësimatësi duket në disa raste në video, duke treguar se ai po drejtonte me një shpejtësi prej 190 deri në 225 kilometra në orë. Shpejtësia maksimale e lejuar në atë autostradë është 140 km/orë. Disa orë më vonë, Uraloglu njoftoi se ishte gjobitur me 9,267 lira (193 euro) për tejkalim shpejtësie.

“Hipa në makinën time për të kontrolluar autostradën Ankara-Nigde dhe pa dashje e kalova për pak kohë limitin e shpejtësisë. E dënova veten me videon. Do të jem shumë më i kujdesshëm që tani e tutje. Respektimi i limitit të shpejtësisë është i detyrueshëm për të gjithë”, tha Umamoglu.