Mickoski: Në Shqipëri ka tre herë më shumë bullgarë sesa në vend, a do të vlejë i njëjti kusht që të jenë pjesë e Preambulës?

Kryeministri Hritijan Mickoski ka folur mbi ndryshimet kushtetuese, ku kërkohet futja e komunitetit bullgar dhe etnive tjera në vend. Me këtë rast ai tha se e në Shqipëri ka tre herë më shumë popullatë bullgare sesa në vend, dhe pyeti nëse do të vlejë i njëjti kusht që ata të jenë pjesë e Preambulës, transmeton Portalb.mk. 

“Tani shtrohet pyetja, duke qenë se në Shqipëri janë gati trefish më shumë që deklarohen si pjesë e komunitetit bullgar, a do të kemi edhe ne një kërkesë që Shqipëria t’i përfshijë në Preambulë apo jo, sepse ata kanë trefish. qytetarë të Shqipërisë që për veten e tyre thonë se janë pjesë e komunitetit bullgar, nga ata që thonë se janë në Maqedoni. Tani pyetja është nëse do të vlejë ai kusht për ta, apo ai kusht do të zbatohet vetëm për ne. Dhe me të vërtetë do të doja të shihja se cili do të ishte reagimi tani, vërtet atëherë nuk do ta kuptoja logjikën pse do të vlente për ne, ndërsa ku ka më shumë se tre herë , nuk do të zbatohej. Këto çështje duhet të trajtohen me shumë kujdes”, theksoi kryeministri Mickoski

“Ata vetëm po e shfrytëzojnë hapësirën që ka lënë Qeveria e Maqedonisë në përbërjen e mëparshme, pra LSDM dhe BDI. I lexova ato komunikatat komike që vijnë nga LSDM dhe vërtet nuk mund të habitem me atë që thonë. Si shtet duhet të kujdesemi për bashkëkombësve tanë në anët tjera të kufirit. Por jo vetëm në fqinjësi, por kudo në botë”, thotë kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Kryeministri Mickoski theksoi se për këtë që po ndodh fajtore është Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së, e cila, siç tha, ka lënë hapësirë ​​boshe për propagandë bullgare, por siguroi se Qeveria ka qëllim serioz që të kujdeset për popullatën maqedonase jo vetëm në fqinjësi, por kudo në botë.

“Më vjen keq që kjo po ndodh, por fajtori ka emër dhe mbiemër, është Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së. Qeveria bullgare me propagandën e saj po shfrytëzon vetëm hapësirën boshe të lënë prej tyre. Tani nuk do të ketë vend bosh atje. Ne kemi një ambicie serioze dhe nuk kemi ndërmend ta lëmë atë hapësirë ​​atje, dhe jo vetëm atje por kudo në fqinjësi dhe në botë. Le të kujdesemi për bashkëkombësit tanë në mbarë botën, përfshirë maqedonasit në Shqipëri. Shumë shpejt do të doja t’i vizitoja dhe do të shkoj t’i vizitoj, dua të kthej besimin në rrënjët, në antropologjinë e tyre maqedonase, në gjuhën maqedonase dhe të gjitha ato atribute që vijnë me identitetin, të cilin ata e mbajnë me krenari dhe jam vërtet krenar që kemi vëllezër e motra të tilla në anën tjetër të kufirit dhe ne si vend do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur shtëpitë e tyre shekullore dhe identitetin e tyre”, tha Mickoski dhe shtoi:

“Më vjen keq që qeveria e kaluar e LSDM-së dhe BDI-së u soll kështu dhe la hapësirë ​​boshe që propaganda e huaj të aktivizohet në atë pjesë. Por do të thosha se politika asimiluese nga ana e fqinjit tonë lindor nuk është vetëm me maqedonasit. Po të shikosh shifrat do të shohësh që prek edhe një pjesë të madhe të pjesës tjetër të qytetarëve në Shqipëri. Është diçka që duhet analizuar më seriozisht”.

Paraprakisht, presidenti bullgar Rumen Radev tha see 120.000 maqedonas kanë nënshtetësi bullgare.

Ndryshe, me fitoren e VMRO-së, përkatësisht formimin e qeverisë së re, ka filluar edhe acarimi i raporteve midis Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë dhe Greqinë. Me Bullgarinë, për shkak se kryeministri Mickoski tha mund të ketë ndryshim të Kornizës negociuese, e cila u kritikua ashpër nga Sofja. Ndërsa tensionet me Greqinë nisën kur presidentja Gordana Siljanovska Davkova, gjatë betimit nuk përmendi emrin kushtetues të vendit, Maqedoni e Veriut, por e përmendi emrin e dikurshëm, Maqedoni.

Kujtojmë se vendi duhet t’i bëj ndryshimet kushtetuese për të ecur përpara në rrugën eurointegruese. Ato nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë. Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese.