Mexhiti: Nesër në seancën e qeverisë do të ngre çështjen e të punësuarve me kontrata në vepër në sektorin e shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka bërë të ditur se nesër në seancën e Qeverisë do të ngrejë “dinamikisht dhe pa kompromis” çështjen e statusit të pazgjidhur të personave të punësuar me kontrata në vepër në sektorin e shëndetësisë, transmeton Portalb.mk.

Mexhiti theksoi se lidhur me premtimin se do të punësohen të gjithë ata me kontratë me afat të caktuar, por edhe për faktin se u përfundon kontrata e punës, si anëtar i Qeverisë dhe Ministër i Shëndetësisë, në seancën e nesërme të qeverisë do të ngrejë çështje të pakompromis, se çfarë do të ndodhë me ata që tashmë janë me kontratë të caktuar nga kjo qeveri, diku katër, pesë apo gjashtë vite me kontratë në vepër.

“Do ta kritikoj Ministrinë e Financave, gjashtë, shtatë muaj kam negociuar me ministrin e Financave – më pas kryeministri më emëroi mua, poashtu ministrin për financa dhe Fondin e sigurimeve shëndetësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kemi bërë grupe, kemi punuar për të njëjtën, vërtet që kam punuar shumë dhe nuk e di pse nuk po ndodh kjo. Edhe nesër, si anëtar i Qeverisë, si Ministër i Shëndetësisë, në mënyrë shumë dinamike dhe pa kompromis do ta ngre këtë çështje se çfarë do të ndodhë me ata që tashmë janë në kontratë të caktuar nga kjo qeveri, diku katër, pesë apo gjashtë vite me kontratatë në vepër”, tha ministri Mexhiti.
Të indinjuar nga fakti që institucionet kompetente nuk dëgjojnë problemet me të cilat ballafaqohen, disa nga punonjësit e shëndetësisë më 24 nëntor, protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë dhe përsëritën kërkesat e tyre: rritje pagash 30%, marrëveshje e re kolektive, stazh pune të beneficuar, rritje e shtesës nga 1 në 4% dhe shndërrim të orarit të punës nga të përkohshme në të pacaktuar