Media dhe raportimi mbi reformat janë kyçe në pranimin e RMV-së në BE

Mediat do të luajnë rolin kyç që nëpublik të sigurojnë informacion objektiv, të saktë dhe faktik për procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE dhe për reformat që duhet të zbatohen. Pikërisht për këtë është i nevojshëm një sektor mediatik i pavarur dhe profesional në vend. Këtë e theksoi sot Marie-Madeleine Kanelopoulou, shefe e Departamentit në Delegacionin e BE-së në vend, transmeton Portalb.mk.

Ngjarja dyditore e organizuar nga BE sot dhe nesër është në kuadër të projektit “,Bashkimi Evropian për Lirinë e shprehjes: Harmonizimi i legjislacionit mediatik nacional me të drejtën e BE-së dhe standardeve mediatike evropiane”.  Me këtë projekt të BE-së iu mundësua harmonizimi i rregullativës maqedonase, përkatësisht Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele me Direktivën e BE-së për ofrimin e shërbimeve mediatike audiovizuele.

Madeleine-Kanelopoulou tha se deputetët e Kuvendit të RMV-së i miratuan ndryshimet ligjore në korrik të këtij viti, por edhe se projekti i BE-së shkon përtej harmonizimit të këtij ligji me direktivën e BE-së.

Ajo shtoi se projekti përpiqet t’u përgjigjet pyetjeve të konkurrencës, qëndrueshmërisë dhe pluralizmit, si dhe sfidave që dalin nga mediat e reja në internet dhe digjitale, si dhe mbrojtja e të drejtave të gazetarisë. Gjithashtu, projekti synon të përsosë kuadrin ligjor përmes të cilit shërbimi publik kombëtar do të arrijë standardet evropiane, të sigurojë financimin dhe pavarësinë e tij dhe të forcojë pavarësinë e rregullatorit të medias – Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive.

Projekti ",Bashkimi Evropian për Lirinë e shprehjes: Harmonizimi i legjislacionit mediatik nacional me të drejtën e BE-së dhe standardeve mediatike evropiane". Foto: MShIA
Projekti “,Bashkimi Evropian për Lirinë e shprehjes: Harmonizimi i legjislacionit mediatik nacional me të drejtën e BE-së dhe standardeve mediatike evropiane”. Foto: MShIA

Ky projekt tregon përkushtimin maksimal të BE-së për lirinë e shprehjes brenda shteteve anëtare, shteteve që janë kandidate për anëtarësim, por edhe në nivel global, tha Madeleine-Kanelopoulou.

Hapja e negociatave për Maqedoninë e Veriut kërkon reforma, theksoi ajo, si dhe ndryshime thelbësore në vend, duke ndarë bindjen e saj dhe të delegacionit të BE-së në vend – se është e nevojshme të ndërtohet një shoqëri konkurruese që do t’i plotësojë nevojat e qytetarëve dhe të mbrojë të drejtat themelore të tyre, duke përfshirë të drejtën e lirisë së shprehjes.

Në ditën e parë të ngjarjes foli ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Azir Aliu.

,,Liria e shprehjes është vlerë themelore e demokracisë dhe e të drejtave të njeriut. Bashkimi Evropian ka një rol të rëndësishëm në promovimin dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes në vendet kandidate dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Maqedoninë e Veriut”, theksoi në fjalën e tij ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Ai, gjithashtu theksoi se MSHIA-ja me mbështetjen e BE-së punon fuqishëm në përmirësimin dhe përforcimin e lirisë dhe transparencës së mediave.

,,Në vendin tonë, BE-ja ka ndihmuar në hartimin dhe implementimin e reformave që kanë për qëllim të përmirësojnë lirinë e shprehjes dhe kushtet për gazetarët, mediat, dhe shoqërinë civile. Për ne, si MSHIA prioritet është pavarësia e mediave, transparenca në pronësinë e mediave, si dhe luftimi i shpërdorimit të pozitave të fuqishme në mediat publike dhe private. BE-ja na ka ndihmuar në këtë drejtim duke promovuar legjislacionin dhe klimën e sigurisë që garantojnë lirinë dhe sigurinë e gazetarëve dhe aktivistëve. Liria e shprehjes është një prej kritereve të rëndësishëm për procesin e anëtarësimit në BE. Për të arritur perspektivën evropiane, ne si Qeveri po punojmë fort në përforcimin e lirisë së shprehjes dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare dhe evropiane në këtë sferë”, përfundoi ministri Aliu. 

Në ditën e parë të punëtorisë, në seancën e parë të punës me titull “Sfidat kryesore në sigurimin e konkurrencës, qëndrueshmërisë dhe pluralizmit”, folën dy ekspertët e angazhuar në projektin e BE-së – Deirdre Kevin dhe Snezhana Tërpevska.

Kevin prezantoi Përmbledhjen e Gjetjeve të Analizës së Tregut dhe të dhënave dhe burimeve ekonomike, ndërsa Tërpevska foli për “Çështjet strukturore të tregut – Rregullat e pronësisë së mediave, mekanizmat e licencimit dhe kërcënimet ndaj pluralizmit të identifikuara në Monitorin e Pluralizmit Mediatik të BE-së”. Eksperti i të drejtave të autorit, Valentin Pepeljugoski foli për qasjet ndaj piraterisë dhe çështjet e të drejtave të autorit.

Në seancën e punës pasdite me temë “Përmirësimi i statusit social dhe ekonomik të gazetarëve”, Dragan Sekulovski nga Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë mbajti fjalim me temën “Çka mund të bëhet në kuadër të legjislacionit maqedonas për media për të siguruar një kornizë ligjore të përforcuar që a mbron ajo të drejtat sociale dhe të punës së gazetarëve?”.

Maja Atanasova, hulumtuese nga Shoqata e Juristëve të Rinj, prezantoi gjetjet e analizës krahasuese të legjislacionit lidhur me të drejtat e punës së gazetarëve dhe punonjësve të medias. Darko Duridanski nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve të Medias prezantoi të dhënat për numrin dhe strukturën e gazetarëve dhe punëtorëve mediatikë në sektorin mediatik të RMV dhe sfidat dhe nevojat aktuale në lidhje me kushtet e tyre të punës dhe sociale.

Siç është informuar nga Delegacioni i BE-së në Shkup, punëtoria dyditore është element kyç i fazës së dytë të projektit të BE-së, pas përfundimit të fazës së parë në korrik 2023, kur Kuvendi i RMV-së miratoi ndryshimet në Ligjin për media audio dhe audiovizive. Shërbimet, me të cilat ky ligji është në përputhje me Direktivën e Mediave Audiovizive të vitit 2018.

Sot dhe nesër në seminar do të diskutohen sfidat kryesore dhe propozimet për zgjidhjen e çështjeve tjera relevante në procesin e reformave mediatike në vend.

Kujtojmë se në fillim të këtij muaji MShIA, njoftoi se në procedurë ndodhen ndryshimet në Ligjin për Media, i cili mes tjerash parashikon dhe reklamimin qeveritar nëpër media.