Me mesatare mbi 3,00 nxënësit në paralelete duale do të marrin bursë mujore nga 3.500 denarë

Regjistrimet në arsim të mesëm, në pajtueshmër të konkursit që e publikoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) do të mbahen në periudhën nga 20 deri më 25 qershor. Ajo që ësthtë risi sivjet është se kandidatët përveç që do të duhet në këto pesë ditë të paraqiten në mënyrë elektronike, njëkohësisht do të duhet që dokumentet për regjistrim t’i dërgojnë edhe në formë të letrës në shkollën në të cilën aplikojnë. Rang-listat përfundimtare me nxënësit e pranuar do të publikohet nëpër shkolla më 26 qershor, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.mk.

Interesim për paralelet duale

Arsimi profesional viteve të fundit është gjithnjë e më atraktiv për të rinjtë. Kjo është kështu për shkak se paralelet duale, në të cilat nxënësit krahas mundësisë për punë, fitojnë bursë mujore nga 3.500 denarë, edhe pse kanë mesatare prej më së paku 3,00.

Jasmina Gudomanova, drejtoreshë në “Dimitar Vllahov” për Meta.mk thotë se në këtë shkollë sivjet ka vend për gjithsej 359 nxënës të rinj në 14 paralele, prej të cilëve në tetë mësimi realizohet në gjuhën maqedonase, në 5 paralele në gjuhën shqupe de një parale në gjuhën turke.

“Nga viti i kaluar të gjithë paralelet janë duale. Po rritet interesi për regjistrim. Nxënësit në arsimin katërvjeçar fillojnë me praktikë të rregullt në vitin e dytë. Një herë në javë shkojnë në punë në ndonjë kompani dhe janë në proces real pune. Nxënësit që mësojnë për frizerë dhe përpunues të ardhshëm të mishit me praktikë fillojnë që nga viti i parë dhe ata dy ditë janë në praktikë në ndonjë kompani. Notat ua formon mentori në vetë kompaninë, së bashku me mësuesin e lëndës”, shpjegoi Gudomanova.

Ajo informoi se në paralele duale, të gjithë nxënësit me mesatare mbi 3,00 marrin në muaj nga 3.500 denarë.

Në shkollën e mesme profesionale “Vllado Tasevski” nga ky vit do të ketë profil të ri të drejtimit makinerik, Menaxhim kompjuterik.

“Digjitalizimi tani është më interesant, për këtë arsye kemi profil për të cilin presim interesim të madh. Në drejtimin elektro tashmë kemi Automatikë kompjuterike. Bëjmë ndryshime që të jemi më atraktiv për të rinjtë, por edhe t’i përshtatemi kohës së re”, thotë drejtori Aleksandar Sibinovski.

Në këtë shkollë në të gjithë profilet arsimore ka vende të lira në 10 parale nga 34 nxënës. Interesim mëtë madh deri tani ka pasur në Automatikë dhe teknikë kompjuterike, ku plotësohet numri i vendeve të lira që në afatin e parë të regjistrimit. Siç shton Sibinovski, 80 përqind e nxënësve që regjistrohen këtu janë me mesatare 5,00, ndërsa 20 përqind të tjera janë nxënës të shkëlqyeshëm me mesatare mbi 4,5.

Edhe gjimnazet janë atraktive

Edhe pse viteve të fundit vërehet rritje e interesimit për arsimin e mesëm profesion, ka interesim edhe për arsimin në gjimnaze. Më të popullarizuara janë gjimnazet “Orce Nikollov”, “Josip Broz Tito”, “Nikolla Karev”, “Gjorgi Dimitrov”, në të cilët më së shpeshti plotësohet numri i vendeve të lira që në afatin e parë të regjistirmit.

Në “Nikolla Karev” risi është paralelja speciale e ashtuqujatur italiane, ku nxënësit mësojnë gjuhën italiane me 6 orë fond javor. Krahas lëndëve të përgjithshme arsimore, mësojnë edhe për historinë, artin dhe gjuhën italiane. Në këtëgjimnaz sivjet ka vend për 272 nxënës në vitin e parë, të cilët do të mësojnë në 8 paralele.

“Në vitin e parë mësohen lëndën e përgjithshme arsimore, në vitin e dytë kanë 5 lëndë zgjedhore të cilët i zgjedhin në bazë të afiniteteve, ndërsa në vitin e tretë zgjedhin sfera në të cilat mendojnë të vazhdojnë. Deri tani tek ne në afatin e parë të regjistrimit mbyllet regjistrimi, plotësohen të gjithë vendet. Kushti për regjistrim janë 60 pikë. Në momentin kur dorëzohet fletëparaqitje elektronike, menjëherë sillen edhe dokumentet në shkollë”, thotë drejtori Andrej Manolev.

vitin 2023, MASH-i vendosi aplikim elektronik. Por, dokumentet nxënësit duhet t’i dërgojnë në formë elektronike dhe në origjinal. Praktika e njëjta ishte edhe vitin e kaluar.

Nëpër shkollat ku paraqiten numër më i madh i nxënësve se sa të paraparë në këtë konkurs, ndërsa të cilët i plotësojnë kushtet e parapara, organizohet testim kualifikues. Testimi u dedikohet të gjithë nxënësve të cilët kanë numër të njëjtë të pikëve dhe janë nën ose mbi numrin e fundit rendot të paraparë për pranim në pajtueshmëri të konkursit.