Me derbin shqiptar nesër do të fillojë pjesa e dytë e sezonit ne futbollin e RMV-së

Në Maqedoninë e Veriut nesër do të fillojë pjesa e dytë e sezonit 2025/2026 në Ligën e Parë. Në javën e XVII-të do të zhvillohet edhe ndeshja ndërmjet KF Shkëndija dhe KF Struga, transmeton Portalb.mk.

Ndeshja ndërmjet dy ekipeve shqiptare do të zhvillohet në Tetovë duke filluar prej orës 14:00, ndërkohë në Kavadar do të luajë Shkupi kundër Tikveshit.  Në kohë të njëjtë, të mërkurën, do të luhet edhe ndeshja ndërmjet Sileksit dhe Bashkimit.

KF Arsimi do të udhëtojë për në Shkup ku të mërkurën prej orës 13:00 do të ndeshet me Vardarin.

Të enjten, në ora 13:00 në Strumicë do të përballet AP Brera me Makedonija Gj.P., ndërsa Pelisteri kundër Rabotnickit.

Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 u shpall Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari fitues i Kupës. Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Dytë për herë të parë.

Në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut janë kualifikuar këto ekipe: Shkëndija e Haraçinës, Struga Trim&Lum, Shkëndija e Tetovës, Sileksi, Rabotniçki, Detoniti, Ohri Liknidos dhe Vardari. Ndeshjet çerekfinale do të luhen më 25 shkurt.