Deri në fund të muajit do të mund të dorëzohen propozime në lidhje me Konceptin për arsimin e mesëm

Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut deri më 28 shkurt do të mund të pranojë sugjerime e vërejtje në lidhe me konceptin e ri të arsimit të mesëm, transmeton Portalb.mk.

“Të gjitha propozimet dhe sugjerimet do të mund të dërgohen përmes adresës elektronike [email protected], më së voni deri më 28 shkurt”, raportoi Ministria për Arsim dhe Shkencë.

Në këtë debat publik do të mund të përfshihen të gjithë të interesuarit, mësimdhënësit, punëtorët profesional, drejtorët, nxënësit, prindërit dhe komuniteti akademik.

Ministria theksoi që ky propozim i ri është rezultat i analizës gjithëpërfshirëse, duke përfshirë edhe vërejtjet që dolën nga debate i publik i vitit të kaluar.