Me braktisjen e Windows 10 në 2025 Microsoft do të dërgojë 240 milionë kompjuterë në mbeturina

Plani i Microsoft për ti dhënë fund mbështetjes për sistemin operativ Windows 10 mund të rezultojë në dërgimin e 240 milionë kompjuterëve në landfille sipas Canalys Research, njofton PcWorld.al.

Mbetjet elektronike nga këto kompjuterë përllogariten në 480 milionë kilogram ose e barabartë me 320 mijë makina.

Ndërsa shumica e kompjuterët mbeten funksionale edhe pas ndërprerjes së mbështetjes për sistemin operativ, Canalys paralajmëron se kërkesa për pajisje pa përditësime sigurie do të jetë e ulët.

Microsoft zbuloi planin për të ofruar përditësime sigurie me pagesë për pajiset Windows 10 deri në Tetor në 2028.

Nëse struktura e çmimeve për përditësime shtesë të Windows 10-ës është e njëjtë me skemat e aplikuara në të kaluarën, migrimi drejt kompjuterëve më të rinj do të ishte zgjidhja më e mirë në aspektin e kostos duke rritur kështu numrin e kompjuterëve që do të shkojnë në mbeturina sipas Canalys.

Microsoft synon ti japë fund mbështetjes për Windows 10-ën në Tetor të 2025. Gjenerata e ardhshme e sistemit operativ, që mendohet se do të sjellë teknologjinë e inteligjencës artificiale tek kompjuterët, do të rriste kërkesën në një treg kompjuterësh në rënie.

Hardisqet përdorur në kompjuterët personalë dhe serverët për ruajtjen e të dhënave riciklohen dhe materialet e tyre përdoren në motorët e makinave elektrike ose për gjenerimin e energjive të rinovueshme.

Firma e riciklimit të baterive Redwood Materials tha se bateritë mund të riciklohen pothuajse pafundësisht për të rikuperuar metale si litiumi, kobalti, nikeli dhe bakri.