Më 22 maj do të luhet finalja e Kupës së Maqedonisë në futboll

Finalja e Kupës së Maqedonisë së Veriut do të luhet më 22 maj, pasi të luhen ndeshjet gjysmëfinale në muajin prill, transmeton Portalb.mk.

“Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen me 3 prill, ndërsa ato të kthimit me 17 prill. Finalja e Kupës së Maqedonisë është përcaktuar me 22 maj”, njoftoi Federata e Futbollit të Maqedonisë.

Shkupi dhe Voska Sport janë dy ekipe shqiptare që kanë siguruar gjysmëfinalen në Kupën e Maqedonisë. Shkupi do të luan kundër Tikveshit, ndërsa Voska do të jetë kundërshtar i Makedonija Gj.P.

Ndryshe, ekipi shqiptar nga Ohri, Voska Sport, për herë të parë do të luan në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut, pasi sot arriti të fiton në çerekfinalen e kësaj gare kundër Bregallnicës.

Voska gjendet në pozitën e nëntë në Ligën e Parë, ndërsa Shkupi në pozitën e dytë.