Shtetet që sollën më së shumti turistë në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit janar

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit janar janë regjistruar 47 761 turistë, ashtu që rreth 60 % e tyre janë turistë të huaj, transmeton Portalb.mk.

Numri i përgjithshëm i turistëve në janar 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, është rritur për 10.1 %, ndërsa numri i netëve të kaluara është rritur për 15.2 %”, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Shtetet që sollën më së shumti turistë gjatë muajit janar në Maqedoninë e Veriut janë: Turqia (5 503), Serbia (3 298), Greqia (3 242), Shqipëria (2 508), Bullgaria (1 810), etj.