Mbi 34.5 milionë euro për ndërtimin e Kampusit për Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, premtoi Mexhiti

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka deklaruar që Qeveria ka ndarë 34.5 milionë euro për ndërtimin e Kampusit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria  e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjatë seancës së sotme dha dritë jeshile për fillimin e procedurave për ndërtimin e Kampusit universitar të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, projekt kapital prej 34.5 milionë eurove”, deklaroi Mexhiti.

Në një konferencë për media me zëvendësministrin për arsim, Lulzim Aliu, ai sqaroi që ky kampus do të ketë salla amfiteatri, zyre, salla sportive, pishina dhe elemente tjera të nevojshme për universitetin.

“Sot në mbledhjen e Qeverisë, u miratua një vendim historik, investim madhor prej 34.5 milionë eurosh. Po ndërtojmë kampusin e Universitetit “Nënë Tereza”! Gëzuar!”, ka deklaruar rektori i UNT-së, Izet Zeqiri.