Policia arrestoi disa qytetarë për ndezje të zjarrit në Maqedoninë e Veriut
Për shkak dyshimeve për ndezje të zjarrit, Policia e Maqedonisë së Veriut sot ka arrestuar 60 vjeçarin nga fshati Krushopek, transmeton Portalb.mk.
“Në f.Krushopek-Shkup, nëpunës policorë të uniformuar të NJPB Gjorçe Petrov pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria M.H. (60) nga f. Krushopek, për shkak të djegies së kashtës në arën e tij dhe me këtë rast ka shkaktuar zjarr i cili ka përfshirë një sipërfaqe më të madhe”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.
Pas shuarjes së zjarrfikësit e brigadës së Shkupit, pritet të paraqitet kallëzim penal ndaj të dyshuarit.
Policia raportoi që në Kuçkovë të Shkupit u arrestuan dy të rinj të Shkupit nën dyshimet se kanë nisur një zjarr gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike.