Mbaroi gara për vendin e parë në Ligën e Parë në Maqedoninë e Veriut

Në Tetovë sot u zhvillua ndeshja ndërmjet Shkëndijës dhe Strugës. Të dy ekipet ishin në garën për kampion të sezonit 2023/24 në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, por Struga e mposhti Shkëndijën, duke arritur të shpallet përsëri kampion i Ligës së Parë, transmeton Portalb.mk.

Kërcënimet e vazhdueshme të Besar Ibraimit, u kurorëzuan me një gol në minutat e fundit të pjesës së parë, 0-1. Pjesa e dytë e ndeshjes filloi edhe me një gol të Strugës, 0-2, pasi Radeski e gjeti ekipin vendas të papërgatitur.

Kjo ishte ndeshja e tretë ndërmjet Shkëndijës dhe Strugës në sezonin 2023/24. Në dy ndeshje ka fituar Struga, ndërsa në njërën Shkëndija.

Ndërkohë Shkupi në stadiumin vendas në Çair u përball me Akademia Brerën me rezultat 0-0. Me rezultat të njëjtë mbaroi edhe Tikvesh – Voska dhe Gostivar – Rabotniçki.

Në krye të tabelës gjendet Struga me 64 pikë, Shëkndija e dyta me 61 pikë, Struga e treta me 59 pikë, ndërsa Voska Sport dhe Gostivari e ndajnë vendin e shtatë dhe të tetë me 41 pikë.

Këto janë ndeshjet e javës së fundit që do të luhen më 12 maj:

Struga – Shkupi

Rabotniçki – Shkëndija

Voska Sport – Gostivari

Akademia Brera – Makedonija Gj.P.

Bregallnica – Sileks

Vardar – Tikvesh

Ndryshe, në sezonin 2024/25 në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut do të jetë edhe ekipi tjetër shqiptar, Besa e Dobërdollit, pasi arriti të bëhet kampion në Ligën e Dytë në sezonin 2023/24. Ky do të jetë ekipi i gjashtë shqiptarë në Ligën e Parë.

Më 17 prill, Voska Sport nga Ohri për herë të parë u kualifikua në finalen e Kupës së Maqedonisë. Finalja e Kupës së Maqedonisë së Veriut do të luhet më 22 maj.