Maqedonia e Veriut publikoi listën me emrat e 25 futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e ardhshme

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll, Bllagoja Milevski, ka publikuar listën e 25 futbollistëve të ftuar për ndeshjen kundër Letonisë dhe Armenisë. Futbollistët më 7 tetor pritet të jenë në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Ndeshja e parë do të luhet në Riga më 10 tetor, ndërsa e dyta në Jerevan më 13 tetor. Të dy ndeshjet janë në kuadër të Ligës së Kombeve. Në këtë kampionat, Maqedonia ka një barazim kundër Ishujve Faroe dhe një fitore kundër Armenisë.

Lista e futbollistëve që janë ftuar nga Bllagoja Milevski:

Stole DIMITRIEVSKI, Damjan SHISHKOVSKI, Igor Aleksovski – Rabotniçki; Visar MUSLIU, Nikola SERAFIMOV, Jovan Manev, Ezgjan Alioski, Bojan DIMOVSKI, Ahmed ILJAZOVSKI, Stefan ASHKOVSKI, Gjoko ZAJKOV, Andrej STOJÇEVSKI; Enis BARDHI, Jani ATANASOV, Tihomir KOSTADINOV, Elif ELMAS, Isnik ALIMI, David Babunski, Dimitar MITROVSKI; Bojan MIOVSKI, Milan RISTOVSKI, Darko ÇURLINOV, Aleksandar TRAJKOVSKI, Lirim QAMILI dhe Mario ILIEVSKI.