Maqedonia e Veriut për tre muaj ka regjistruar deficit tregtar në vlerë prej 790 milionë euro

Në Maqedoninë e Veriut brenda tre muajve të parë të këtij viti është regjistruar deficit tregtar në vlerë prej 790 milionë euro, transmeton Portalb.mk.

“Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut për periudhën janar- mars të vitit 2026 është 123 222.8 milionë denarë, ndërsa vlera e importit është 171 926.4 milionë denarë”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Eksporti ka shënuar rritje për 3.76 përqind, ndërsa importi rritje vetëm për 0.6 përqind, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak.

Maqedonia e Veriut më së shumti eksporton katalizatorë, ndërsa importon më sëhumë vajra të naftës.