Ryshfet dhe keqpërdorim i pozitës zyrtare, u arrestuan persona nga DAP dhe ISHT në lidhje me tragjedinë në Koçan
Prokurori Themelore Publike në Koçan ka filluar procedurën ndaj 11 personave të përfshirë në keqpërdorimet tatimore te diskoteka e djegur “Pulse”, Koçan. Prokuroria ndaj tyre ka propozuar masën e paraburgimit, transmeton Portalb.mk.
Në hetime janë përfshirë tre persona, D.P. dhe D.D. nga Shërbimi i Kontrollit Tatimor në rajonin e Shtipit, nën dyshimet se e kanë paralajmëruar personin përgjegjës në diskotekën “Pulse” për kontrollet e paparalajmëruara. Për këtë shërbim, ata dyshohet se kanë marrë ryshfet nga përgjegjësi i lokalit “Pulse”, M.J.
Prokuroria sqaroi që gjashtë personat tjerë janë D.Ç., A.Ç., A.K., A.Ç., N.T. dhe A.K. nga Drejtoria për të Ardhura Publike, dega në Shtip dhe Strumicë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar. Në procedurë hetimore u përfshi edhe pronari i lokalit “Pulse” D.J. dhe inspektorja nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, V.K.
Zyrtarët e policisë hynë në ambientet e Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP) dhe ISHT-së në Shtip këtë mëngjes dhe arrestuan disa person, përfshirë ish-drejtori i DAP-it.
Të ndaluarit nga Drejtoria e të Ardhurave Publike dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut ngarkohen për korrupsion, keqpërdorime dhe falsifikime.
“Opinioni ishte i njoftuar se po zhvillohej procedurë parahetimore për persona që ishin të punësuar në DAP, të cilët në njëfarë mënyre ishin të lidhur me lëndën e Koçanit, me atë që gjatë ditës së djeshme dhe sot po ndërmerren disa veprime; sot janë ndaluar pak më pak se dhjetë persona dhe aktualisht po kryhen kontrolle në disa lokacione”, tha Lupço Kocevski, Kryeprokuror.
Ministria e Brendshme (MPB) konfirmon se ky është një aksion që po kryhet në territorin e të gjithë vendit.
“Zyrtarët e policisë nga SPB Shtip, DPB Koçan, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, nën udhëheqjen e PTHP Koçan, po ndërmarrin disa aktivitete në disa lokacione në të gjithë vendin. Pas përfundimit të aksionit, publiku do të njoftohet në mënyrë përkatëse”, njoftoi Ministria e Brendshme.
Lënda po udhëhiqet nën kompetencën e Prokurorisë së Koçanit. Sipas njohurive fillestare të Prokurorisë, të dyshuarit ngarkohen për vepra penale marrje dhe dhënie ryshfeti, si dhe për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare.
Personat, janë përfshirë në hetimin e zgjeruar që lidhet me zjarrin dhe funksionimin e kabaresë së ashtuquajtur “Puls” në Koçan, ku humbën jetën 63 të rinj dhe u plagosën më shumë se 200 të tjerë.
Përndryshe, gjyqi për rastin e Koçanit filloi dje.
Zjarri në Koçan shpërtheu natën e 15-16 marsit, duke rezultuar me 63 viktima dhe duke plagosur pothuajse 200 të tjerë. Prokuroria ka ngritur akuza kundër 35 personave të cilët, nëpërmjet veprimeve ose mosveprimeve të tyre brenda sistemit, shkaktuan katastrofën. Aktakuza përfshin gjithashtu tre kompanitë e pronarit të diskotekës, i cili është i pandehuri kryesor.
- LEXO: Përpara gjyqit për rastin e Koçanit, thirrje masive për drejtësi dhe dyshime se e vërteta do të fshihet
- LEXO: “Kush është i radhës?” mbuloi monumentin Olimpia për të kujtuar viktimat e Koçanit dhe bëri thirrje për pjesëmarrje në marsh të shtunën
- LEXO: 34 persona fizikë dhe tre personash juridikë janë akuzuar për zjarrin në Koçan, procedura për dy ish-ministra është ndërprerë
- LEXO: Tragjedi në Koçan: 63 të vdekur dhe mbi 150 të lënduar nga zjarri në një diskotekë, viktimat janë të rinj