Maqedonia e Veriut do të jetë anëtare e Këshillit për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara për periudhën 2025-2027

Ministria për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se Maqedonia e Veriut në periudhën prej vitit 2025 e deri në vitin 2027 do të jetë anëtare në Këshillin për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara, transmeton Portalb.mk.

“Me 168 vota “për”, Republika e Maqedonisë së Veriut sot u bë anëtari i ri në Këshillin për të drejtat e njeriut në Kombet Bashkuara për periudhën 2025-2027, në zgjedhjet që u mbajtën në Asamblenë Gjenerate të KB-së në Nju Jork”, njoftoi Ministria.

Ministria vlerësoi që kjo e arritur është një konfirmimi për kontributin e bendit në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut. Ministri Mucunki premtoi angazhim maksimal të Maqedonisë së Veriut në punën e Këshillit.

Raportohet që Maqedonia e Veriut ka qenë anëtare në Këshillin për të drejtat e njeriut edhe në periudhën 2014-2016.