Manastiri u bë me Shtëpi Evropiane

Manastiri u bë me Shtëpi Evropiane (Europe House), objekti u hap në kuadër të shënimit të Ditës së Evropës nga Delegacioni i BE-së në vend. Shtëpia Evropiane u hap në Shtëpinë e Oficerëve, ku objekti është restauruar përmes projektit për konkurrueshmëri lokale dhe rajonale. Aty të rinjtë e Manastirit do të krijojnë rrjete të rëndësishme për krijimin e partneriteteve të të rinjve me BE-në në vitet e ardhshme, transmeton Portalb.mk.

Ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Gir, tha se Shtëpia e Oficerëve në Manastir është zgjedhur për Shtëpi e Evropës për faktin se BE-ja e vlerëson trashëgiminë kulturore.

“Bukuria klasike e Shtëpisë së Oficerëve dhe bukuria moderne e Shtëpisë së Evropës rezultojnë në një arkitekturë, dizajn dhe audiencë harmonike elektrik. Sepse BE-ja thotë në sloganin e saj më të popullarizuar se e bashkon diversiteti. I bashkon gjuhët, kulturat dhe historinë”, tha Gir.

U hap Shtëpia Evropiane në Manastir. Foto: Qeveria e RMV-së
U hap Shtëpia Evropiane në Manastir. Foto: Qeveria e RMV-së

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, ministrja e Kulturës, Bisera KostadinovskaStojçevska dhe kryetari i Komunës së Manastirit, Toni Konjanovski.

Për zëvendëskryeministrin Bytyqi, kjo është një objekt që e gëzojnë jo vetëm manastirasit, por edhe turistët që vijnë në Manastir, dhe do të jetë edhe dritarja e të rinjve të Manastirit drejt BE-së.

“Shtëpia e Evropës” është porta dhe dritarja e Manastirit drejt BE-së. Në Shtëpinë e Evropës, të rinjtë e Manastirit në vitet e ardhshme do të krijojnë rrjete të rëndësishme për krijimin e partneriteteve me të rinjtë në BE dhe për këtë arsye kjo shtëpi e re e Evropës do të jetë e hapur për të rinjtë”, tha Bytyqi.

U hap Shtëpia Evropiane në Manastir. Foto: Qeveria e RMV-së
U hap Shtëpia Evropiane në Manastir. Foto: Qeveria e RMV-së

Rikonstruimi i objektit me rrethinë ka kushtuar 59 milionë denarë (rreth 960.000 euro), prej të cilave 53 milionë denarë janë siguruar nga projekti për konkurrueshmëri lokale dhe rajonale përmes fondeve të BE-së.