Lloga do t’i kërkojë Pendarovskit të mbledhë Këshillin e Sigurisë për situatën në burgjet e vendit
Ministri Krenar Lloga do t’i dërgojë një letër të veçantë Ministrit të Punëve të Brendshme dhe drejtorëve të ASK dhe AZ, ku do të kërkohen informacionet e njëjta.
Kjo kërkesë vjen pasi dje projektligji për amnisti nuk kaloi para deputetëve në seancën parlamentare. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se 17 deputetë kanë votuar “pro” dhe 66 deputetë kanë votuar “kundër” nga gjithsej 84 të pranishëm. Tre abstenuan. Prandaj, propozimi i Qeverisë nuk u miratua.
Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga u shpërndau deputetëve fotografi që pasqyrojnë situatën në burgje.
Pas mos-miratimit të ligjit, Lloga deklaroi se ligjin do ta dorëzojë përsëri në Kuvend
Sipas projektligjit të njoftuar për amnisti, ulja e dënimeve me burg nuk do të përfshinte të dënuarit me burgim të përjetshëm, si dhe për krimet e vrasjes, mashtrimit në zgjedhje dhe votimit, ryshfet dhe korrupsion, përdhunim dhe dhunë në familje, shpërdorim detyre apo mashtrim me para nga fondet evropiane.
Amnistia nuk do të zbatohej për të dënuarit për shpërdorim detyre. Për të dënuarit dhe të akuzuarit për shpërdorim detyre, ulje dënimi me burg parashikon një ligj tjetër, pra me ndryshimet në kodin penal, të cilat u kritikuan nga komuniteti ndërkombëtar për mënyrën se si janë adoptuar.
Aktualisht në vend janë 2.345 të dënuar, prej të cilëve 250 janë dënuar me burgim deri në 6 muaj, që do të thotë se nëse ligji miratohet do të lirohen.
Lidhur me ligje të tilla ka pasur një debat më të madh publik – nëse dënimi i autorëve të krimeve duhet të falet në emër të mungesës së hapësirës apo risocializimit më të mirë
Nga ana tjetër, Këshilli i Sigurimit u mblodh dy ditë më parë, përkatësisht më 2 nëntor, ku përfaqësuesit kompetentë të institucioneve informuan për çështjet aktuale të sigurisë që kanë të bëjnë me vendin dhe rajonin më gjerë, duke përfshirë agresionin rus kundër Ukrainës, zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe situatën në veri të Republikës së Kosovës.
Për sa i përket situatës së sigurisë në vend, u vlerësua se është stabile dhe se nuk ka të dhëna për rrezikim të mundshëm të saj.