Kujtimi yt
Poezi nga Merita Abazi
Sytë e ty mbetën një kujtim
Një decenie u bë
Deceniet shndërrohen në shekuj
Plagët e hapura i kam
Zjarri më djeg,
I kujtoj sytë e tu
Që më shpojnë në zemër
A ishte dashuri, dhembje
apo ëndërr, luani im
Vullkani brenda në mua nuk më le
Në zjarrin që më kaplon
I kujtoj sytë e tu
Dashuri edhe pse nuk të kam
Prapë të kam në zemër
I kujtoj sytë e tu
të hapur, si më shikoje
A ishte frikë apo habi
Një gjë di
Shpirti im më gjunjëzon
Të ndjej , të vështroj dhe perëndoj
Kjo më robëron përgjithmonë, Dashuri!