Kritikat e shumta detyrojnë Google të tërhiqet nga vendimi kontrovers

Google ka ndryshuar mendje dhe vendosur të heqë limitin e krijimit të skedarëve në Google Drive të cilin filloi ta aplikohen në fshehtësi ditët e fundit, raporton PCW. Përmes një njoftimi në rrjetin social Twitter, Google Drive tha se do të anulonte ndryshimin duke rikthyer sikur ishte më parë dhe ai vendim ishte marrë për të ruajtur stabilitetin dhe optimizuar performancën.

Gjiganti i teknologjisë kishte thënë se vetëm një numër i kufizuar përdoruesish prekeshin nga ky ndryshim por tani ka vendosur të eksplorojë mënyra të tjera për të siguruar performancë stabile për të gjithë.

Disa përdorues të Drive raportuan se ishin përballur me probleme gjatë ngarkimit të skedarëve dhe se kishin tejkaluar limitin prej 5 milionë skedarësh.

Një përfaqësues i kompanisë konfirmoi limitin për Ars Technica. Ky limit aplikohej për të gjithë, përfshirë ata që kishin planin më të shtrenjtë prej 30TB.

Ishte plotësisht e mundur që të arrihej limitin e skedarëve prej 5 milionë përpara se të mbushej plotësisht kuota e hapësirës që kishin përdoruesit.

Mbi të gjitha Google nuk njofton as paralajmëronte përdoruesit se po i afrohen limitit prej 5 milionë skedarësh.