KQZ publikoi të dhënat, ja sa shqiptarë kanë votuar sot, brenda dhe jashtë Shqipërisë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë ka publikuar në përqindjen të dhënat e pjesëmarrjes në votime për parlamentaret e 2025. Sipas KQZ 42.16 përqind ka qenë pjesëmarrja në zgjedhjeve e shqiptarëve brenda vendit. Pjesëmarrja në votime në 2023 ka qenë 37.79 përqind dhe 48.59 përqind në 2021, transmeton Top-Channel.

Për herë të parë të drejtë vote këtë vit kishin edhe shqiptarët në diasporë, ndërsa sipas KQZ pjesëmarrja e tyre e përkthyer në përqindje ka qenë 79.24%.

Ndërkohë sa i përket votimit brenda vendit në përqindje sipas qarqeve, kemi këto rezultate:

Berati: 39.55; Dibra: 50.10; Durrësi: 40.53; Elbasani: 42.13; Fieri 42.02; Gjirokastra: 39.23; Korça: 40.91; Kukës: 46.15; Lezhë: 41.56; Shkodër: 36.78; Tiranë: 48.73; Vlorë: 31.49

Votimi nga jashtë sipas qarqeve, ka këtë pasqyrë rezultati:

Berati: 77.68; Dibra: 77.99; Durrësi: 80.36; Elbasani: 77.80; Fieri 80.50; Gjirokastra: 77.99; Korça: 78.65; Kukës: 72.87; Lezhë: 80.22; Shkodër: 77.49; Tiranë: 80.84; Vlorë: 75.50