KQZ-ja nuk certifikoi kandidatët e Listës Serbe, VV-ja votoi kundër

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 1,146 kandidatë për deputetë të 23 subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Por, ka refuzuar certifikimin e atyre të Listës Serbe, raporton Koha.net.

Në mbledhjen e KQZ-së, drejtori i Zyrës për regjistrim, certifikim dhe kontroll financiar të subjekteve politike, Besnik Buzhala, ka thënë se asnjë nga kandidatët e Listës Serbe nuk bie ndesh me dispozitat e përcaktuara.

Megjithatë, kundër tyre votuan dy anëtarë të KQZ-së, 6 abstenuan dhe tre ishin për.

Sami Kurteshi e Alban Krasniqi nga Vetëvendosja votuan kundër, abstenuan PDK, AAK, LDK dhe 2 anëtarët nga komunitetet joserbe.