TikTok sfidon Instagramin me aplikacionin e ri

TikTok do të konkurrojë me rivalin e medias sociale Instagram duke lançuar një aplikacion për publikimin e fotove, transmeton PcWorld.

Kompania tha se ishte duke zhvilluar një hapësirë të dedikuar për imazhet dhe tekstin. Disa përdorues kanë marrë njoftime se postimet e tyre me foto do të ndahen në aplikacionin e ri TikTok Notes në mënyrë automatike vetëm nëse vendosin manualisht të kundërtën.

Është shembulli më i fundit i një kompanie të medias sociale që kopjon produktet e një tjetre. Kujtojmë se Instagram lançoi Reels në 2020, një shërbim për të konkurruar me videot me metrazh të shkurtër të TikTok.

Në disa raste diçka e tillë ka funksionuar siç është shembulli i Stories në Instagram kopjuar nga Snapchat. Por lëvizje të ngjashme edhe kanë dështuar siç ndodhi me Twitter ndërsa suksesi nuk është i garantuar.

Përpjekjet e vazhdueshme të Instagram për ti bërë Reels pjesë qendrore e aplikacionit të saj shpeshherë kanë përfunduar në irritimin e përdoruesve.

TikTok thotë se ende nuk e ka finalizur dizajnin e aplikacionit Notes e as konfirmuar datën e lançimit.