Konsumi i energjisë nga qendrat e të dhënave do të 6-fishohet në 10 vitet e ardhshme

Bumi i inteligjencës artificiale dhe kompjuterëve kuantikë do të rrisë konsumin e energjisë tha kompania Britanike National Grid, raporton PCW. Të dy teknologjisë mbështeten në qendra të dhënash. Shumica e vëzhguesve pajtohen se sido që të duket e ardhmja, qendrat e të dhënave do të jenë pjesë e saj.

Ato janë shndërruar në pjesë integrale e jetëve tona moderne dhe teknologjive duke shërbyer si shtëpi fizike e informacionit tonë dixhital që ruhet në cloud.

E gjitha kjo fuqi kompjuterike ka një kosto mjedisore. Disa studime kanë paralajmëruar se deri në 2027 industria AI do të konsumojë energji sa konsumon Holanda.

Sektori ka shijuar një bum ekonomik pas lançimit të chatbotëve si ChatGPT i OpenAI ndërsa shqetësimet për konsumin e energjisë janë shtuar vitet e fundit.

Të dhënat zyrtare treguan se në Republikën e Irlandës, e cila është shtëpia e selive evropiane të disa firmave të mëdha të teknologjisë, si Google dhe Facebook, Meta, qendrat e të dhënave përbënin gati një të pestën e të gjithë energjisë elektrike të përdorur në vitin 2022.