Kompani në gjithë botën raportuan për ndërprerje të internetit dhe bllokim pajisjesh

Banka të mëdha, mediume, kompani për telekomunikime, kompani ajrore në gjithë botën janë duke u përballur me ndërprerje masive të internetit dhe bllokim të kompjuterëve, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Aeroplanët janë ulur në Sidnej, Shtetet e Bashkuara i kanë pezulluar fluturimet, ndërsa platforma e bursave në Londër, ka raportuar për probleme me internet për pak minuta.

Televizioni britanik Sky News është jashtë transmetimit.

Policia në shtetin amerikan të Alaskës ka raportuar për bllokim të linjës për emergjenca – 911.

Shkaku i gjithë këtyre problemeve nuk dihet ende.