Komiteti amerikan miratoi projektligjin për ndalimin e TikTokut

Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së për Energji dhe Tregti ka miratuar projektligjin që mund ta detyrojë kompaninë kineze ByteDance ta shesë aplikacionin TikTok brenda gjashtë muajsh ose të përballet me ndalim, transmeton Koha.net.

Kjo sipas komitetit është bërë për shkaqe të sigurisë kombëtare.

TikToku ka thënë se projektligji mund ta cenojë lirinë e fjalës dhe bizneset e vogla që mbështeten në aplikacion, raportoi BBC.

Ka kërkuar nga përdoruesit që t’u bëjnë thirrje anëtarëve të Kongresit të kundërshtojnë.

Projektligji pritet të shkojë për votim në Dhomën e Përfaqësuesve javën e ardhshme.

Ligjvënësit kanë thënë se kompania ByteDance e cila ka në pronësi TikTokun, ka lidhje me Partinë Komuniste kineze.