Kjo është arsyeja pse u shpërbë ekipi antidrogë në Kumanovë

 

Policia e Maqedonisë së Veriut ka shkaktuar gjithë anëtarët e ekipit kundër drogës në qytetin e Kumanovës, duke e shpërndarë këtë ekip në pozita të tjera. Ata paralajmëruan masa edhe për qytetet tjera ku nuk ka rezultat, transmeton Portalb.mk.

“Pas 11 javësh nga formimi i Ekipit të Punës për luftë kundër drogës, janë konstatuar rezultate të pamjaftueshme. Për këtë arsye, me propozim të drejtorit Janev dhe me miratimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, është shpërbërë njësia organizative rajonale në kuadër të policisë kriminalistike pranë Sektorit për Punë të Brendshme Kumanovë, e ngarkuar për luftën kundër tregtisë me drogë”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, sot e vizitoi SPB Kumanovë, e cila përfshin territorin e Kumanovës, Kratovës dhe Kriva Pallankës.

“Të gjithë anëtarët e njësisë janë shkarkuar dhe janë sistemuar në vende të tjera pune, ndërsa në vend të tyre janë caktuar nëpunës të rinj policorë”, raportoi Policia, duke theksuar se vendi ka nevojë për aksione konkrete në luftën kundër kriminalitetit.