Nesër në Shkup do të jetë për vizitë zyrtare kryetarja e Kuvendit të Kosovës

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar kufizime në disa pjesë të komunikacionit në Shkup, në kuadër të pritjes zyrtare të kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, transmeton Portalb.mk.

“Më 27.10.2026 (e martë), për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të qëndrojë kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, SH.S. znj. Albulena Haxhiu”, raportoi Policia.

Policia ka kërkuar nga qytetarët të respektojnë urdhrat policore në kuadër të rregullimit të komunikacionit në qendër të Shkupit.