KE i ndaloi stafit përdorimin e aplikacionit, Tik Tok zbuloi masat e reja të sigurisë për qytetarët e BE-së

Platforma e mediave sociale kineze TikTok, ka njoftuar një sërë veçorish të reja për përdoruesit evropianë që synojnë përmirësimin e pajtueshmërisë me rregulloret e Bashkimit Evropian, raporton TopChannel.

Sipas Aktit të Shërbimeve Dixhitale të BE-së (DSA), pronarit të TikTok ByteDance dhe platformave të tjera të mëdha në internet do t’u kërkohet të kontrollojnë përmbajtjen e paligjshme në platformat e tyre, të ndalojnë disa praktika reklamimi dhe të ndajnë të dhëna me autoritetet.

Por pasi TikTok ra dakord për një muajin e kaluar, shefi i industrisë së BE-së Thierry Breton tha se duhej më shumë punë që të ishte plotësisht në përputhje.

“TikTok po i kushton burime të rëndësishme kësaj çështje. Tani është koha për të përshpejtuar për të qenë plotësisht në përputhje.“, tha Breton për CNN.

Komisioni Evropian pak muaj më parë i ka ndaluar stafit ta përdorë aplikacionin kinez TikTok për arsye sigurie, në shembullin e fundit të tensioneve në rritje midis Pekinit dhe Perëndimit.